Beqiri: Ky është akt banditësh (Foto)

E publikuar: 07/03/2016 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, të cilit sot rreth orës 4 e 30 të mëngjesit i është djegur vetura, ka thënë se ky është akt banditësh, i cili nuk mundet t’i ndalë në punën e tyre institucionale.

“Fatkeqësisht ky sigurisht është një akt i banditëve … dhe përkundër kësaj askush nuk mund të na ndalë në punën tonë institucionale për të mirën e vendit dhe nuk është e imja të paragjykoj por vërtet organet e drejtësisë duhet ti zbardhin këto raste sepse nuk është rasti i parë. Qytetarët po shqetësohen sepse po rrezikohet jeta e tyre, se realisht unë banoj në një vend ku ka edhe shum ë banorë të tjerë”, ka thënë Beqiri. /lajmi.net /