Beqiri: Bartja e votuesve nga OJQ-ja e Vetëvendosjes është vepër penale

E publikuar: 21/11/2017 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LDK-ja ka kërkuar nga organet kompetente që të hetohet organizimi i transporteve për bartjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve, përmes OJQ-ve.

Se ka ndodhur një gjë e tillë, e organizuar nga VV-ja, është dëshmuar të hënën, edhe nga një kronikë e Klan Kosovës.

“Një organizim i tillë ka më shumë sesa një element të veprës penale”, ka thënë Ismet Beqiri në një konferencë për media.

Aty u bë e ditur edhe se LDK-ja ka kërkuar rinumërim të kutive të votimit në gjithë Prishtinën.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare Shpend Ahmeti i VV-së është për rreth 300 vota para kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.