Beqaj: Thaçi po e përdorë dialogun për ta shpëtuar veten

31.08.2017 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Beqaj: Thaçi po e përdorë dialogun për ta shpëtuar veten

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e përdorur dialogun me Serbinë për qëllime të veta individuale.

Kështu ka konsideruar politologu Belul Beqaj,i cili duke komentuar nismën e Thaçit për krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës për dialog, ka thënë se presidenti nuk është duke e përdorur dialogun assesi për normalizim raportesh mes dy shteteve.

Përkundrazi, gjatë një bisede për “Zërin”, ai ka konsideruar se dialogu nuk ia vlen të vazhdohet, përderisa Kosova ende nuk i ka institucionet e saja dhe përderisa shumë marrëveshje janë akoma pa u zbatuar.

Beqaj tutje, ka konsideruar se nxitimi për ndryshim të formatit të dialogut po bëhet edhe për një qëllim tjetër nga ana e Serbisë, për ta krijuar sa më shpejt Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Procesi i dialogut i nevojshëm, por mënyra e negociimit lë për të dëshiruar

Profesori universitar, Belul Beqaj, ka vlerësuar se konteksti politik në Kosovë nuk është i përgatitur për ta vazhduar dialogun me Serbinë.

“Presidenti do t’i ngriste temat që i ngritë Serbia. Si i apostrofuari kryesor i Raportit të Dick Martit, ai me pretekstin e normalizimit të raporteve po e përdorë dialogun për ta shpëtuar veten, jo për t’i normalizuar raportet. Konteksti i përgjithshëm politik, veçmas në Kosovë, është shumë i papërgatitur për vazhdimin e dialogut, aq më parë kur edhe disa marrëveshje të rëndësishme nuk po implementohen”, ka deklaruar ai.

Madje sipas tij, taboret politike aktualisht kanë qasje krejt të ndryshme sa u përket bisedimeve Kosovë-Serbi. E përpos interesit të Thaçit, sipas profesorit, nxitimi rreth kësaj çështjeje po bëhet edhe për ta formuar Asociacionin e Komunave Serbe.

“Ndërsa pozita dhe opozita kanë raporte të ndryshme sa u përket negociatave me Serbinë. Ngutia po bëhet për shkak të nevojave dhe interesit të z.Thaçi dhe Serbisë, veçmas për implementimin e AKS-së. Problemi kryesor është se ‘normalizimi’ i raporteve mes liderëve politikë të Serbisë dhe Kosovës qëllimisht po keqkuptohet nga burokratët evropianë si normalizim i raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve, derisa gjendja reale, sipas anketave dhe hulumtimeve të shumta e dëshmojnë të kundërtën”, ka shtuar Beqaj.

Profesor Belul Beqaj më tej, ka konsideruar se vazhdimi i negociatave me Serbinë duhet të ndodhë, porse mënyra se si po realizohet një gjë e tillë nuk është më e duhura.

“Procesi i dialogut dhe integrimit evropian është nevojë, por mënyra dhe veprimet e negocimit me ndërmjetësimin e burokratëve të dështuar evropianë, lë për të dëshiruar shumë. Është krijuar përshtypja se këta burokratë, në krye me Mogherinin, kanë dështuar në të gjitha fushat kryesore të brendshme dhe të jashtme (refugjatët, terrorizimin) dhe po bëjnë përpjekje për ta ‘shitur’ dialogun e Kosovës me Serbinë si ‘suksesin’ e tyre më të madh. Por, faktet flasin ndryshe”, ka nënvizuar ai gjatë bisedës.

Vazhdimi i dialogut s’ka kuptim, përderisa shumë marrëveshje s’janë implementuar

Kurse, ka konsideruar se dialogu nuk mund të vazhdojë përderisa Kosova nuk i ka krijuar institucionet e saja.

“Së pari, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, në fjalimin e fundit pranë OKB-së, theksoi se dialogu ka dështuar. Së dyti, si është e mundur që të vazhdojë dialogu derisa nuk janë krijuar institucionet ligjvënëse dhe ekzekutive? Së treti, pse po ngrihen negociatat në nivel presidencial derisa presidenti i Kosovës është nën hipotekën e të dyshuarit për krime të luftës, pikërisht nga raportuesi i institucionit evropian”, ka theksuar ai.

Beqaj më tej, ka vlerësuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të vazhdojë vetëm si partnerë me status dhe interesa të barabarta. Ndërkohë, ka konsideruar se vazhdimi i tij në formën aktuale nuk ka kuptim, përderisa shumë marrëveshje me rëndësi nuk janë implementuar.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Fatmir Gashi, Gazmend Muhaxherit: Ti je kukull e Shkumbin Gashit

Fatmir Gashi, Gazmend Muhaxherit: Ti je kukull e Shkumbin Gashit

Pacolli: Edhe Rusisë i kërkova të na njohë

Pacolli: Edhe Rusisë i kërkova të na njohë

Ramush Haradinaj: Istog, Gani Dreshaj mundësia e jetës për ju, mos e lëshoni! (Video)

Ramush Haradinaj: Istog, Gani Dreshaj mundësia e jetës për ju, mos e lëshoni! (Video)

Hasani: Me mua kryetar çdo familje do ta ketë një të punësuar

Hasani: Me mua kryetar çdo familje do ta ketë një të punësuar

Kurteshi: Qe 18 vjet është luajtur me klane, premtime dhe gënjeshtra

Kurteshi: Qe 18 vjet është luajtur me klane, premtime dhe gënjeshtra

Lekaj: S’është anuluar tenderi për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Lekaj: S’është anuluar tenderi për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Pajaziti: Garoj për Gjilanin që t’ia kthejë mbështetjen gjilanasve

Pajaziti: Garoj për Gjilanin që t’ia kthejë mbështetjen gjilanasve

Kadriu: Unë punoj, kundërkandidatët e mi s’punojnë

Kadriu: Unë punoj, kundërkandidatët e mi s’punojnë

Kurteshi: Qëllim primar kemi kthimin e dinjitetit të qytetarëve

Kurteshi: Qëllim primar kemi kthimin e dinjitetit të qytetarëve

Luta: Nëse nuk niset Autostrada, do ta rrëzojmë Qeverinë më 23 tetor!

Luta: Nëse nuk niset Autostrada, do ta rrëzojmë Qeverinë më 23 tetor!

Hillary Clinton kritikon retorikën e Presidentit Trump për Korenë e Veriut

Hillary Clinton kritikon retorikën e Presidentit Trump për Korenë e Veriut

Ministrja Reshitaj anulon aktivitetin e kontratës 1.5-milionëshe

Ministrja Reshitaj anulon aktivitetin e kontratës 1.5-milionëshe

Mbi 80 mijë tituj të librave janë duke u bartur në bibliotekën e re të Gjilanit

Mbi 80 mijë tituj të librave janë duke u bartur në bibliotekën e re të Gjilanit

Pajaziti: Qeveria mund të bije, por autostrada nuk guxon të hiqet nga buxheti

Pajaziti: Qeveria mund të bije, por autostrada nuk guxon të hiqet nga buxheti

Haradinaj: Bjeshkët e Deçanit janë tonat deri në Çakorr

Haradinaj: Bjeshkët e Deçanit janë tonat deri në Çakorr

Vendimi për Ratko Mlladiqin shpallet më 2 nëntor

Vendimi për Ratko Mlladiqin shpallet më 2 nëntor