Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

10.06.2019 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për 65 profesionistët e rinj, të cilët janë certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare për CNC operatorë, automatizim të industrisë dhe efiçienca në energji.

Më këtë rast, ministri Beqaj ka thënë se  krijimi i vendeve të reja të punës, përmes promovimit të eksportit është në fokusin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Kjo është forma më e mirë e bashkëpunimit strategjikë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë, në fushën e përgatitjes së kuadrove të reja për tregun e punës”, tha ai.

Ministri Beqaj ka thënë se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, së bashku me GIZ-in nëpërmjet projektit CETEP, po i përgatisin kuadrat e reja për të punuar dhe qëndruar në Kosovë.

“Projekti CETEP është projekt për krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese. Këta sektorë ku janë aftësuar 65 profesionistë, janë të kërkueshëm në treg. Prandaj, t’i përgatisim këta njerëz për të qëndruar në Kosovë dhe për t’u bërë pjesë e ekonomisë dhe rritjes së potencialit për eksport”, ka thënë ai.

Beqaj ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat edhe për projektin CETEP Pus, i cili sipas tij, do të ofrojë më shumë mundësi e fonde për përkrahjen e projekteve të ndryshme.

Ndryshe, Projekti CETEP, është bashkëfinancim i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it./Infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shteti paguan çdo vit nga 1.7 milionë euro për qiranë e 17 institucioneve

Shteti paguan çdo vit nga 1.7 milionë euro për qiranë e 17 institucioneve

Banorët e Zllatarit japin tokën falas për shpronësim (VIDEO)

Banorët e Zllatarit japin tokën falas për shpronësim (VIDEO)

Haradinaj: Rexhep do dalësh faqebardhë

Haradinaj: Rexhep do dalësh faqebardhë

Thaçi në Paris: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Thaçi në Paris: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Video-t e ISIS’it po xhirohen në Anamoravë”

“Video-t e ISIS’it po xhirohen në Anamoravë”

Pa patentë/ Arrestohet 18-vjeçari që shkaktoi aksidentin ku ndërruan jetë dy 17-vjeçare

Pa patentë/ Arrestohet 18-vjeçari që shkaktoi aksidentin ku ndërruan jetë dy 17-vjeçare

Haradinaj: Sot një vit Qeveria vendosi tarifën 100%, duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës!

Haradinaj: Sot një vit Qeveria vendosi tarifën 100%, duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës!

Rexhep Selimi ftohet nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit

Rexhep Selimi ftohet nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit

Shkup: Kritikohet mosndëshkueshmëria e gjuhës së urrejtjes

Shkup: Kritikohet mosndëshkueshmëria e gjuhës së urrejtjes

Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës, të heqim kufirin

Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës, të heqim kufirin

Kurti, Veseli dhe Haradinaj asnjë fjalë për Samitin e Ohrit

Kurti, Veseli dhe Haradinaj asnjë fjalë për Samitin e Ohrit

Arrestohet profesori rus, në çantë i gjenden dy duar të prera që përkisnin studentes së tij

Arrestohet profesori rus, në çantë i gjenden dy duar të prera që përkisnin studentes së tij

Vetëm 65 persona u dënuan për krime lufte në Kosovë, sfidë mbetet mungesa e të dhënave dhe prokurorëve

Vetëm 65 persona u dënuan për krime lufte në Kosovë, sfidë mbetet mungesa e të dhënave dhe prokurorëve

Edi Rama fajëson Kosovën që nuk shkoi në Ohër, për herë të parë sulmon Thaçin, Isa Mustafën e quan jugosllav

Edi Rama fajëson Kosovën që nuk shkoi në Ohër, për herë të parë sulmon Thaçin, Isa Mustafën e quan jugosllav

Vjedhja e rëndë në një dyqan në Pejë, Policia arreston hajdutin

Vjedhja e rëndë në një dyqan në Pejë, Policia arreston hajdutin

Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik, e quan “mini-Jugosllavi”

Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik, e quan “mini-Jugosllavi”