Beqaj: Po synojmë që me punën tonë të krijojmë barazi gjinore dhe sociale

E publikuar: 25/03/2019 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarësisë(MIN), Besim Beqaj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, e cila u mbajt sot, ka prezantuar punën e Ministrisë që ai drejton.
Në takimin në të cilën morën pjesë: Kryeministri Ramush Haradinaj Ministra e Zëvendës-ministra të Qeverisë, përfaqësuesve të komunitetit të bisznesit, botës akademike, etj, Beqaj theksoi se me punën tonë po synonojmë të krijojmë barazi gjinore dhe sociale.

Beqaj poashtu tha se Ministria që ai drejton falë përkrahjes së jashtëzakonshme të Kryeministrit dhe partnerëve strategjik ndërkombëtar, ka arritur të realizoi punë të mëdha, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Do t’ua prezantoj punën që është bërë deri tash nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmërrësisë, bashkëpunimin që kemi pasur me të gjitha institucionet vendore si dhe me bashkëpunëtorët ndërkombëtar, siç është fjala për bashkëpunimin e shkelqyer me GIZ-in gjerman”, deklaroi ai.

I pari i MIN tha se fondi prej 12 milion eurove të ndara nga Qeveria pritet të rritet me përkrahjen e partnerëce strategjik. “Kemi hartuar Strategjinë Kombëtare për Inivacion dhe Ndërmarrësi. I kemi hapur rrugë Ligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi duke e dërguar në Kuvend. Me përkrahjen e jashtëzakonshme të Kryeministrit Haradinaj, kemi kryer shumë punë në këtë fushë, dhe po vazhdojmë të bëjmë punë të mëdha. Pritet së shpejti të realizohet projekti në vlerë prej 8 milion eurove nga Banka Botërore”, theksoi Beqaj.

Ndër të tjera Beqaj përmendi Qendrat Rajonale për Inovacion dhe Ndërmarrësi, financimin e start-up bizneseve, njoftoi anëtarët e Këshillit rreth edicionit të 2-të, të Konferencës Ndërkombëtare DigitalKS, Iniciativën e përbashkët ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë për projektin “Regional Research & Development Cloud” i prezantuar para Komisioneres Gabriel, si dhe Marrëveshjën ndërmjet MIN dhe GIZ për bashkëfinancimin e Projektit CETEP + (Creating Employment through Export Promotion), e nënshkruar në mes Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim teknik të vitit 2017 referuar si COSiRA. Beqaj propozoi, ndryshimin e emërtimit të Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Koalicionin Digjital.

Kurse, në fjalën e tij, Kryeministri z. Ramush Haradinaj tha se e konsideron të jashtëzakonshme punën e madhe që është bërë nga MIN. “Është bërë punë e jashtëzakonshme, për çka faleënderoj Ministrin Beqa. Revolucioni dixhital që po ndodheë kudo e edhe në vendin tonë, për të është situatë e re, e cila sa është sfiduese, poashtu ka edhe përparësitë e veta, marrë parasyshë eksportin e madh në fushën e shërbimeve të teknologjisë”, theksoi Haradinaj.

Ndërkaq, z. Uranik Begu nga ICK, shprehu nevojën për partneritet me Institucionit. “Institucionet duhet të janë më të hapura për bashkëpunim me sektorin privat, komunitetin e biznesit dhe rininë”, tha Begu. /Lajmi.net/