Beqaj: Kosova e gatshme të quhet ‘Kosovë digjitale’

E publikuar: 16/07/2018 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka bërë sot lansimin e programit për financimin e Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare Start-up, qëllimi i të cilës është përkrahja e sektorit privat dhe të rinjve në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, transmeton Klan Kosova.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj, duke i ftuar inovatorët e rinj që të jenë pjesë e këtij programi u shpreh se Kosova do jetë e gatshme të quhet Kosovë digjitale.

Sipas tij ky program i cili financon bizneset Start Up, dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kërkon ide inovative, për të cilat do të ketë një vlerësim të pavarur dhe profesional. Beqaj tha se nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kërkohet që të investojnë rreth 10 përqind.