Beqaj flet për përplasjet në degët e PDK-së

E publikuar: 29/10/2018 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, i cili është anëtar i kryesisë së PDK-së, ka komentuar përçarjet që kanë ndodhur në disa degë të partisë së tij.
Disa degë të Partisë Demokratike të Kosovës, siç është ajo e Skenderajt, që konsiderohet si dega më e fortë e partisë së Kadri Veselit, kanë pasur përçarje së fundmi.

Beqaj i PDK’së thotë se në PDK ka vetëm përplasje idesh.

“PDK lejon konfrontim të ideve dhe aty ku ka konfrontim idesh gjithmonë është mirë”, është shprehur Beqaj në T7.