Beqa: Transformimi i FSK-së, çështje e brendshme e Kosovës

E publikuar: 08/03/2017 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka komentuar çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri.

Në debatin publik të mbajtur nga Instituti Demokratik i Kosovës, Beqa ka thënë se duhet të ketë konsensus të plotë për transformimin e FSK-së, njofton Klan Kosova.

Gjatë debatit publik të mbajtur nga KDI, ai shtoi se themelimi i ushtrisë, është çështje e brendshme e Kosovës dhe sipas tij nuk duhet të diskutohet në Bruksel.

Veç tjerash deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se është e nevojshme të rritet niveli i transparencës nga ana e Qeverisë sa i përkët dialogut Kosovë-Serbi.

Beqa po ashtu shtoi se institucionet e Kosovës, duhet të marrim përgjegjësinë në mënyrë më dinamike që të zgjedhim çështjen e të pagjeturve për çka ka thënë se duhet të kushtëzohet Serbia.