Beogradin “nuk e shqetëson” takimi i Quintit në Washington për Kosovën

E publikuar: 10/05/2018 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se është logjike që bisedimet për Kosovën të zhvillohen në anë të ndryshme.

Ai ka thënë kështu duke komentuar lajmet e medieve se përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë gjenden në Washington për të zhvilluar bisedime për dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Siç ka thënë ai, dihet “shkëlqyeshëm” se cilat janë vendet që e përkrahin pavarësinë e Kosovës.

“Është e logjikshme që bisedimet të zhvillohen në anë të ndryshme. Ne ato i zhvillojmë në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së. Konsultohen vende të ndryshme. Ne bisedojmë vazhdimisht me vendet që e nuk e njohin pavarësinë”, citon b92 të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se qëllimi i dialogut është arritje e kompromisit./koha.net/