“Benzema qëndron te Real Madrid”

E publikuar: 07/06/2015 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Karim Benzema nuk do të largohet nga Reali i Madridit, pavarësisht zërave të ditëve të fundit që e japin të ardhmen e sulmuesit francez larg “Santiago Bernabeut”.

Manchester United dhe Arsenali janë dy klubet që kanë shfaqur interes për 27-vjeçarin, por për të hedhur poshtë çdo aludim mbi të ardhmen e klientit të tij ka menduar menaxheri i Benzema-së, Karim Djaziri, i cili në një intervistë për mediat spanjolle bëri me dije se ish sulmuesi i Lyonit nuk do të largohet nga Reali.

“Benzema është i lumtur në Madrid dhe ai dëshiron ta përfundojë karrierën te Los Blancos” – theksoi menaxheri i futbollistit francez. “Nuk kam biseduar me asnjë klub tjetër për të ardhmen e klientit tim. Fjalët e dala në media në lidhje me këtë çështje janë krejtësisht të pabaza. Unë personalisht nuk kam patur kontakte as me Manchester United e as me ndonjë klub tjetër, pasi Benzema dëshiron të qëndrojë në Madrid. Te Reali besojnë shumë te ai dhe derisa klubi e mbështet Karim nuk ka pse ta mendojë largimin” – shtoi në përfundim Djaziri. Sezoni që sapo u mbyll pati shumë ulje-ngritje për sulmuesin francez, me Benzema që shënoi 22 gola në total në 46 ndeshje të zhvilluara gjithsej./ss/