Benzema nuk pranon të pajtohet me Valbuenan

E publikuar: 20/03/2018 01:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Karim Benzema ka qenë i përfshirë në një incident me Mathieu Valbuenan, i cili pretendonte që sulmuesi e ka shantazhuar  për një video kasetë me përmbajtje seksuale.

Por tani mesfushori i Fenerbahces, Valbuena, ka thënë se është i gatshëm që të pajtohet me sulmuesin e Real Madridit duke ia zgjatur dorën.

Që nga ajo kohë sulmuesi i Real Madridit nuk është ftuar asnjë herë në ekipin kombëtar francez nga përzgjedhësi Didier Deschamps.

Benzema para skandalit

Në një intervistë për Le Parisien, Valbuena ka thënë se nuk e ka problem që të flas me Benzeman.

“Do t’ia shtrëngoja dorën, nuk do ta kisha problem”.

Por përgjigja e  Benzmas nuk ka vonuar dhe ka qenë strikte: “Mund ta mbash për vetë atë shtrëngim dore”, ka shkruari ai në rrjetet sociale.

Benzema kishte mbajtur një natë burg, ndërsa çështja e tij ishte bërë e madhe.

Ai ishte akuzuar nga Valbuena që përmes një shoku të përbashkët, i kishte kërkuar para mesfushorit shtatshkurtër në këmbim të mospublikimit të video kasetës. /Telegrafi/