Benzema do të largohet nga formacioni startues?

E publikuar: 27/12/2017 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka në plan që ta largojë nga formacioni bazë Karim Benzeman dhe në fund ta largojë nga klubi.

Sulmuesi francez ka vuajtur këtë sezon shumë me vetëm dy gola të shënuar në 12 ndeshje.

Benzema po përjeton një formë të luhatshme te Reali

Një raport në ABC e konfirmon se Benzema do të përzgjidhet për ndeshjet e ardhshme në kuadër të skuadrës, por nuk do të jetë në formacion startues.

Zidane dëshiron t’u japë hapësirë Gareth Bale dhe Marco Asensios.

Borja Mayoral është tjetër opsion për tranerin francez, i cili është nën presion pasi dështoi të vë në El Clasico në lojë Asension, Balen ose Iscon.

Real Madridi u mposht me rezultat 3-0 në El Clasico.

Real Madridi është 14 pikë larg vendit të parë në La Liga që e mbanë Barcelona. /Telegrafi/