Bënte taksisten e prostitutave, ja sa paguhej shqiptarja për shërbimin prostitucioni

E publikuar: 10/02/2016 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Napoli.

Samidie Halili, 27 vjeçe, ishte i skeduar nga policia pas lëvizjeve të dyshimta.

Pasi nisën ta përgjonin, policia zbuloi se, shqiptaria çdo ditë linte tre femra në të njëjtën rrugë në Sannereto.

Ato ishin gjysmë të zhveshura dhe prostituonin në pjesë të ndryshme të kësaj rruge. 27­-vjeçarja kthehej në mbrëmje për t’i marrë me makinë dhe për t’i dërguar në shtëpi.

Sipas, policisë italiane vajzat e paguanin shqiptaren 20 euro secila për çdo ditë për të bërë punën si “taksi”.

Bashkë me 27­-vjeçaren, policia ka arrestuar dhe tri vajzat e tjera.
prostitutasek_1452075623-5083962