Bëni seks dy deri në katër herë brenda jave për ta shmangur kancerin e prostatës

E publikuar: 20/08/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i përmasave të mëdha ka zbuluar se të bërit seks dy deri në katër herë brenda një jave e zvogëlon dukshëm rrezikun e kancerit në prostatë.

Megjithatë, meshkujt të cilët kanë shumë partnere seksuale janë më të rrezikuar nga ky kancer, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu edhe meshkujt që kanë bërë seks për herë të parë në moshë shumët ë re janë më të prirë të diagnostikohen me kancer në prostatë.

Boffins nga Universiteti Sichuan, Kinë, ka analizuar tëd hënat e 55,490 meshkujev nga 22 studime të mëhershme.

Ata kanë zbuluar se rreziku i tumorit zvogëlohet sa më shumë që bëni seks, por rritet prapë.

Niveli optimal ka qenë dy deri në katër herë në javë – ku rreziku për kancer në prostatë ka qenë 10% më i vogël sesa mesatarja.

Edhe masturbimi i sjell të njëjtat përfitime sikurse seksi. /Telegrafi/