Benfica po përgatitet për transferimin e yllit të Milanit

E publikuar: 03/04/2020 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e njohur portugeze, Benfica, duket se do të bëjë një lëvizje të madhe në merkato, duke ndjekur yllin e Milan, Lucas Paqueta.

‘Noticas O Minuto’ shkruan se Paqueta, i cili ka vlerën 28 milionë euro, është objektivi primar i Benfica.

Thuhet se mesfushori 20 vjeçar i Benfica, Florentino Luis mund të përdoret si pjesë këmbimi për marrëveshjen.

Milan është në mesin e skuadrave që pëlqen lojtarin e Benfica dhe ai mund të bëjë diferencën për transferimin e Paqueta.

Paqueta i bashkohej Milan nga skuadra e Flamengo në vitin 2019, por ka pasur vështirësi të ketë impakt në Serie A.