Ben-Meir: Që nga shpallja e Pavarësisë, asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka pasur program politik

06.02.2021 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ben-Meir: Që nga shpallja e Pavarësisë, asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka pasur program politik

Profesori universitar në SHBA, Alon Ben-Meir, njëherit edhe njohës i politikave të Ballkanit Perëndimor, ka akuzuar të gjitha subjektet politike për mungesën e një programi politik efikas në këto 13 vitet e fundit, respektivisht që nga viti i shpalljes së pavarësisë.

Ben-Meir, me anë të një opinioni editorial, të publikuar në ‘Augusta Free Press’, ka thënë se qeverisjet e kaluara kanë dështuar në 13 vitet e fundit që të prodhojnë politika të suksesshme ekonomike e sociale.

Ai ka përmendur edhe ikjen e të rinjve të diplomuar nga vendi, si rezultat i mungesës së vendeve të punës, përcjell express.

“Çdo qytetar kosovar duhet të kërkojë që secili individ që kandidon të sigurojë një program të qartë dhe gjithëpërfshirës socio-ekonomik që do ta vendosë publikun në një rrafsh të rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike, së bashku me reformat sociale dhe politike. Programet e tilla kanë munguar që nga themelimi i Kosovës në vitin 2008”, ka deklaruar ai.

“Të rinjtë dhe të rejat që iu pamundësua të futen në arsimin e lartë, përfundojnë duke u larguar nga vendi për shkak të mungesës së mundësive për punë. Sigurisht, progresi ekonomik lidhet drejtpërdrejt me këtë problem të dhimbshëm kombëtar”, thuhet tutje në opinionin editorial të profesorit amerikan.

Krahas rekomandimeve për udhëheqësit politik, ai ka pasur edhe një mesazh për qytetarët e Kosovës në prag të zgjedhjeve.

“Për të qenë të sigurt, kosovarët tani mund të ushtrojnë fuqinë e tyre elektorale për të parashtruar shqetësimet ndaj partive politike konkurruese dhe të bëjë të qartë se vota e tyre nuk mund të merret më si e mirëqenë. Ata që duan të arrijnë majën e pushtetit duhet të kuptojnë se duhet të përdorin fuqinë e tyre për t’i shërbyer njerëzve, jo për të shfrytëzuar ata që iu dhanë pushtet”, ka përmbyllur ai.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ben-Meir: Që nga shpallja e Pavarësisë, asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka pasur program politik

Ben-Meir: Që nga shpallja e Pavarësisë, asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka pasur program politik

Pritje madhështore për Enver Hoxhajn në Suharekë

Pritje madhështore për Enver Hoxhajn në Suharekë

Pireva: Forumi i Gruas në Gjilan na dha mbështetje të fuqishme

Pireva: Forumi i Gruas në Gjilan na dha mbështetje të fuqishme

Lutfi Haziri: Roli i grave në Gjilan tradicionalisht ka qenë determinues i fitores së madhe të LDK-së

Lutfi Haziri: Roli i grave në Gjilan tradicionalisht ka qenë determinues i fitores së madhe të LDK-së

Hoti: Kosova po prin në rajon për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Hoti: Kosova po prin në rajon për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Pacolli: Një nga pikat e programit për shtet-ndërtim janë dhe fondet mbështetëse

Pacolli: Një nga pikat e programit për shtet-ndërtim janë dhe fondet mbështetëse

66 vjeçari nga Prishtina është viktima e vetme, 321 raste të reja me COVID-19

66 vjeçari nga Prishtina është viktima e vetme, 321 raste të reja me COVID-19

Hoti: Larguam ndikimin rus dhe të Lindjes nga Kosova

Hoti: Larguam ndikimin rus dhe të Lindjes nga Kosova

Zemaj në Spitalin e Mitrovicës: Në asnjë moment s’do të ndalem në menaxhimin e pandemisë

Zemaj në Spitalin e Mitrovicës: Në asnjë moment s’do të ndalem në menaxhimin e pandemisë

Gastronomët-politikanëve: Mos t’iu shkon mendja me na mbyllë pas zgjedhjeve

Gastronomët-politikanëve: Mos t’iu shkon mendja me na mbyllë pas zgjedhjeve

Vjosa Osmani: Hashim Thaçi ka qenë figura më përçarëse politike

Vjosa Osmani: Hashim Thaçi ka qenë figura më përçarëse politike

Hoxhaj: PDK-ja do ta anëtarësojë Kosovën edhe në OKB

Hoxhaj: PDK-ja do ta anëtarësojë Kosovën edhe në OKB

Haradinaj: Presidenti Biden është mik besnik i Kosovës, fat ta njoh dhe të ndërtoj miqësi me të

Haradinaj: Presidenti Biden është mik besnik i Kosovës, fat ta njoh dhe të ndërtoj miqësi me të

Pireva: Kamenica e mobilizuar për fitoren e LDK-së

Pireva: Kamenica e mobilizuar për fitoren e LDK-së

Meta: Qeveria të mos bëjë sehir, pandemia po del nga kontrolli

Meta: Qeveria të mos bëjë sehir, pandemia po del nga kontrolli

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare