Bën jehonë thirrja e serbit në mes të Beogradit për bashkimin e shqiptarëve dhe serbëve në mbrojtje të natyrës

E publikuar: 22/09/2019 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë protestave për mbrojtjen e planetit nga ndryshimet klimatike, një djalosh serb ka zgjedhur që në pankartën e tij të flasë rreth mbrojtjes së natyrës në Malet e Sharrit.

Petar Blazevski, e ka shpërndarë fotografinë edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Në pankartën e tij shkruhet:

Tani në Kosovë, shqiptarët dhe serbët po luftojnë së bashku kundër shtpyësve që dëshirojnë ta ndërtojnë një Hidrocentral në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, gjë që është e ndaluar me ligj. Le ta ngrisim zërin tonë dhe t’i ndihmojmë atyre

Në fund, ai në gjuhën shqipe dhe serbe ka shkruar: Bashkë për Sharrin. /GazetaExpress/