Bellew: Haye largohet si një boksier më i mirë se unë, por unë fitova kundër të gjitha parashikimeve

E publikuar: 06/05/2018 03:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tony Bellew doli përsëri triumfues përballë David Haye në meçin e vlefshëm për kategorinë e peshave të rënda që u zhvillua të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës.

Të gjithë e kishin favorizuar Hayen se do të dilte fitues, mirëpo për të dytën herë Bellew befasoi duke e mposhtur rivalin e tij.

(Foto: Getty Images)

Pas fitores, Tony ishte mjaft emocional dhe nuk arriti t’i mbante lotët.

“David Haye është një boksier fantastik, thjesht bëmë një meç të fortë. Mosha është faktor për stilin e tij. Ai largohet si një boksier më i mirë se unë. Por, unë fitova, kundër të gjitha parashikimeve”.

“Isha shumë pranë të mposhtesha në këtë ring sonte (e shtunë), vuajta shumë, por ia dola dhe kjo ka rëndësi”.

(Foto: Getty Images)

“Në gusht e humba kunatin tim – babai i tij është këtu sonte dhe betohem se edhe ai ishte me mua, gjithashtu. Ashley, të dua, mik. E kam pasur në mendje gjatë gjithë kohës, më mungon shumë. Jam i thyer. Thjesht, jam i thyer”, ishin fjalët e Bellew pas meçit.

Tashmë është kuptuar arsyeja e lotëve të tij pas triumfit. /Telegrafi/