Belgjika mposht Brazilin, shkon në gjysmëfinale

E publikuar: 06/07/2018 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Belgjika ka arritur të shënojë fitore në përballje me pesë herë kampionët e botës, Brazilin me rezultat 2-1.

Belgët arritën t’i eliminojnë brazilianët falë dy golave të shënuara në pjesën e parë.

Për të besuarit e Roberto Martinez gjithçka nisi mirë kur arritën të gjejnë golin e epërsisë bë minutën e 13-të.

Harkimi i Nacer Chadli nga këndi bëri që Fernandinho ta prek topin dhe ta dërgoj drejt portës së tij.

Alisson tentoi ta largojë topin, por që nuk arriti.

Pas golit të pranuar Brazili filloi ta kontrollojë lojën dhe sulmet e tyre filluan të marrin formë.

Por Brazili filloi të lërë hapësira prapa dhe kjo i konvenoi Belgjikës.

Zhvillohej minuta e 31-të kur erdhi goli i dytë. Një kundërsulm i shpejtë nga Lukaku, bëri që topi të shkojë te De Bruyne i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0.

De Bruyne(Getty)

Pas këtij goli rastin më të mirë në këtë pjesëlojë e kishte Coutinho, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi mirë për Brazilin. Ishte Paulinho që rrezikoi i pari. Hazard u kundërpërgjigj, por edhe ky pa sukses.

Në minutën e 76-të Brazili kthehet në lojë.

Renato Augusto (Getty Images)

Një pasim i bukur nga Coutinho në zonë e gjeti Renato Aguston i cili me kokë shënoi për 2-1.

Brazilianët tentuan të barazojnë deri në fund rezultatin, por edhe përkundër përpjekjeve të shumta nuk arriti.

Belgjika kalon për herë të parë në histori në gjysmëfinale, ndërsa Brazili eliminohet në çerekfinale. /Telegrafi/