Belgjika e frikshme, dyfishon epërsinë me De Bruyne

E publikuar: 06/07/2018 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Belgjika e ka ngritur epërsinë në 2-0 në përballje me Brazilin.

Belgët arritën të shënonin pas një kundërsulmi të shpejtë.

Ishte Romelu Lukaku ai që mori një top te gjysma e fushës së vetë dhe vazhdoi tutje.

Top në fund erdhi te De Bruyne që me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0 në minutën e 31-të.

Brazili po tenton të kthehet në lojë, por Belgjika tani po tregon forcë të vërtet. /Telegrafi/