Bekim Jashari e përkrah nismën për bashkimin e Mitrovicës

E publikuar: 24/12/2018 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se si kryetar Komune e përkrah inicimin e procedurës për ndryshim-plotësimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Në këtë mënyrë, Bekim Jashari e përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

“Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Bekim Jashari në profilin e tij në “Facebook”.

Me kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri sot në Mitrovicë ka filluar nënshkrimi i peticionit për  inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore. /