Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen e Ahmetit, të Sveçelës e quan mashtrim

E publikuar: 24/06/2016 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të  Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se dorëheqja e djeshme e Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla është farsë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Sveçla u sakrifikua në vend të Kryetarit Shpend Ahmeti, të cilit i takon përgjegjësia për tragjedinë në Kolovicë, ku humbën jetën dy fëmijë

Postimi i plotë i Haxhiut:

Dorëheqja e Xhelal Sveçlës është farsë, nuk është kurfar shembulli!

Ky ka qenë drejtor me aktakuzë dhe në arrati me muaj të tërë dhe nuk ka ndje përgjegjësi për dorëheqje. Ky ka shfrytëzuar rastin tragjik të vdekjës së fëmijëve Mramori për të dal nga situat ku është futur vetë dhe ku VV e ka katandisur Prishtinën. Dorëheqja i takon kryetarit Shpend Ahmetit si përgjegjësi institucionale dhe njerëzore. Shpend Ahmeti dhe LVV “sakrifikuan” drejtorin në arrati për ta shpëtuar nga përgjësia të parin e Komunës së Prishtinës.

Prandaj, dorëheqja e Sveçlës nuk është kurfar vlere, nuk është akt moral, është mashtrim.