Bekim Hamëz Jashari, shqyrton mundësinë e kandidimit për kryetar të Skenderajt

E publikuar: 18/08/2017 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, po shqyrton mundësinë që të kandidojë për kryetar të komunës së Skenderajt, si kandidat i pavarur.

Bekim Jashari, këtë e ka konfirmuar për Koha.net, i cili ka thënë se ende është duke e shqyrtuar.

“Nuk kam marrë ende ndonjë vendim përfundimtar, kjo po shqyrtohet, do të marr vendimet vetëm në të mirë të vendit dhe qytetarëve”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se kandidimi i tij i mundshëm nuk duhet parë si veprim kundër dikujt.