Bekë Berisha e gjen veten në listën e mashtruesve, e quan lepurosh prokurorin Blakaj

E publikuar: 17/09/2018 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka gjetur emrin e tij në listën e veteranëve të rrejshëm e publikuar dje.
Pas kësaj, Berisha ka përdorur gjuhë të rëndë në adresë të prokurorit Blakaj duke quajtur lepurush e dezertor.

“E kam për nderë të jem në të njejtën listë me Besa Ramë Zeqiraj dhe me të tjerët .

mirëpo lepuroshit

i shkoj puna huq

se veshët e gjatë

si rrinin nën kapuq.

dedikuar lepurit Elez Beqir dezertori”, ka shkruar Berisha.

Pas publikimit të kësaj liste ka reaguar Elez Blakaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook duke ka thënë se nga ato që ka parë, ka vërejtur se janë shtuar 2 mijë emra nëpër lista.