Bëjnë joga në aeroplan gjatë fluturimit, hutojnë udhëtarët (Foto)

E publikuar: 19/11/2018 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partnerët që vendosën t’i ngritin aftësitë e ushtrimeve në nivelin më të lartë, duke aplikuar joga gjatë fluturimit me aeroplan, janë quajtur të çuditshëm nga udhëtarët tjerë.

Ata u bezdisën prej të rinjve, të cilët qëndronin njëri mbi tjetrin, të balancuar në atë mënyrë që njëri të jetë me shpinë në dysheme, teksa partnerja tij ta prekë tavanin me këmbë, transmeton Telegrafi.

“Ky është stili i majmunit, që realizohet në mes të aeroplanit. Sikur duan të thonë se ka njerëz si ne dhe jeni ju, të zakonshmit” shkruan në përshkrimin e videos.

Ushtrimi që bezdisi udhëtarët

Pamjet janë shpërndarë më se 330 mijë herë, ndërsa reagimet për të ishin të ndryshme.

Derisa shumica e konsideronin si veprim të ekzagjeruar, të tjerë mendonin se ishte mënyrë për të liruar stresin e udhëtimit. /Telegrafi/