Bëjini këtë pyetje vetes dhe zbuloni të vërtetën tuaj

E publikuar: 22/10/2017 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç pohojnë ata, kjo pyetje do t’ju mundësojë të mësoni diçka të re për veten tuaj.

Fillimisht imagjinoni se këto pesë gjëra duhet t’i bëni njëkohësisht:
1. Ta qetësoni një bebe e cila është duke qarë

2. T’i largoni rrobat të cilat i keni në oborr (ka filluar të bie shi)

3. Ta ndaloni ujin e rubinetit (uji ka filluar ta pushtojë dyshemenë e kuzhinës

4. Ta hapni derën kryesore të shtëpisë (dikush është duke trokitur në derë)

5. T’i përgjigjeni celularit i cili po bie

Në çfarë renditje do t’i bënit këto pesë gjëra?

Mësoni çfarë kuptimi ka përgjigja juaj në pyetjen e mësipërme:

1. Nëse gjëja e parë që bëni është ta qetësoni beben, atëherë gjëja më e rëndësishme për ju në jetë është familja.

2. Nëse nxitoni t’i largoni rrobat të cilat rrezikon t’i lagë shiu, atëherë prioritetet tuaja janë dashuria dhe lidhjet intime.

3. Nëse e ndalni rubinetin, atëherë nuk është gënjeshtër se i keni preferencë kryesore paratë.

4. Nëse dilni dhe e hapni derën, atëherë prioritet i juaji në jetë janë miqtë dhe familjarët.

5. Nëse i përgjigjeni celularit, atëherë karriera dhe puna janë prioriteti juaj në këtë jetë!

Faktoman.com