BE’ja do të vazhdojë ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi

E publikuar: 13/03/2019 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar të mërkurën raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister.

Ai ka thënë për RTV Vojvodina se BE’ja beson se gjëja më e rëndësishme është që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel.

“Natyrisht se do të kishte kuptim që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia – t’i bashkoheshin debatit politik, në mënyrë që ai të ecte përpara”, është shprehur McAllister.

Ai ka thënë se këtë gjë BE’ja e ka mbështetur gjithmonë.

“Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE’së. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar McAllister. /Express/