Bëj seks me kolegun e punës, por ai s’e lë gruan (Foto) +18

E publikuar: 07/02/2016 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E nderuara Redaksi “Kosovarja”, u lexoj rregullisht edhe si revistë, por edhe si portal. Jam D., 36 vjeçe, e martuar, por që nuk kemi raporte të mira bashkëshortore. Punoj në një institucion shtetëror. Ka kohë që bëj seks me kolegun e punës, por thotë se nuk e lë gruan e tij, shkaku se është e sëmurë dhe do ndihej keq po ta linte në atë gjendje që është…

E, unë vazhdoj të bëj seks me të, më shumë për hir të asaj se ai do të ndryshojë ndoshta më në fund mendjen dhe do të martohet me mua…

Jam duke e tradhtuar burrin tim me një koleg të punës, mirëpo i dashuri im është si dy njerëz të ndryshëm. Ai është i dashur kur është me mua, por kur është me gruan e tij është sikurse unë nuk ekzistoj për të.

Çdo gjë filloi si rastësisht. Një mbrëmje, teksa ktheheshim bashkë nga puna me një taksi, filluam të prekeshim me duar si pa dashje dhe më vonë edhe me shtrëngim duarsh.

Ditën tjetër, kur doja të kthehesha, po ashtu, në mbrëmje me taksi, më tha të mos e thërrisja taksinë, por do më dërgonte në shtëpi ai, me veturën e tij. Pranova pa hezitim. Pasi u ula në veturën e tij, në kohën kur doja ta lidhja rripin e sigurisë, shpejt e shpejt reagoi me dorë, duke më thënë: Mos u lidh me rripin e sigurisë, sepse t’i shtrëngon gjinjtë!

U habita me shprehjen e tij dhe e di se u skuqa në fytyrë. Ai e vërejti këtë dhe sikur mori guxim të vazhdojë tutje. Më tha se do të ndaleshim diku të pinim kafe e pastaj do më dërgoj në shtëpi. Thënë të drejtën, nuk mu prish qejfi që të ndaleshim diku rrugës, sepse më me dëshirë do rrija me kolegun e punës sesa me burrin në banesë, meqë kohëve të fundit jeta jonë bashkëshortore më shumë ishte si obligim sesa ndjenjë.

sex-zyre5280
Në një vend paksa më të errët e ndali veturën dhe nja disa hapa më tutje ishte një ndërtesë, në derë të së cilës shkruante “motel”. Hymë brenda. Pasi morëm nga një kafe ai kërkoi që të merrnim edhe nga një gotë vërë, në mënyrë që të krijohej një atmosferë paksa më “hot”. Dhe, cikërrimë pas cikërrime atmosfera sa vinte e nxehej, aq sa në një moment edhe më puthi në faqe.

Dhe, kur erdhi koha që të ngrihemi, ai e thirri kamerierin dhe pasi i bëri pagesën, i tha: Ma sjell çelësin e një dhome!

E mori çelësin dhe u ngritëm të dilnim. Nuk durova pa i thënë: Ç’po të duhet ai çelës?

E, ai ma ktheu: Shkojmë në dhomë dhe shohim…

Nuk di as vetë se si në ato çaste m’u mbyll goja dhe nuk munda ta kundërshtoja… Hymë në dhomë, e mbylli derën me çelës dhe pa një e pa dy më puthi në buzë, në sy, në ballë, në faqe, në qafë, në gjoks…

Pas pak çastesh u ndodhëm lakuriq nën çarçaf…

Kur u ktheva në shtëpi arrita me mjeshtëri ta bindja burrin tim se kisha qenë në shtëpinë e një kolegeje.

Dhe, nga ajo mbrëmje kemi bërë seks edhe shumë herë të tjera dhe jam e gatshme ta lë burrin për kolegun tim, por ai thotë se momentalisht i vjen keq të ndahet nga gruaja, sepse ajo momentalisht është e sëmurë dhe do ta përjetojë rëndë ndarjen… Sidoqoftë, kur ai është me të më injoron mua. Nuk më dërgon SMS, nuk më telefonon, asgjë… Thotë se nuk e do më atë dhe se ajo i është bërë sikur një motër, por prapë se prapë nuk e lë…

Nuk e di ku qëndroj unë! A është ai duke luajtur me mua?

Unë as nuk jam e bindur se gruaja e tij është e sëmurë në të vërtetë. Ai, si duket, është duke e pasur një aferë dhe kjo është e gjitha. Ai nuk shfaq ndonjë shenjë që do e lë bashkëshorten e tij…

Burri im ende dëshiron ta ketë një lidhje me mua, por tani lidhja jonë është më shumë shoqërore sesa bashkëshortore. Nuk e di edhe sa mund ta përballoj këtë situatë. Është sikurse jam duke i jetuar dy jetë të ndryshme njëkohësisht…/D./Kosovarja/