Behgjet Pacolli: Unë s’e shkela Kushtetutën

E publikuar: 09/04/2015 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës dhe njëherësh ka treguar se ai s’e ka shkelur aktin më të lartë jurdik të vendit.

Ja postimi i plotë i Pacollit.

Një mik i imi në Facebook më shkruan:

Me impresionoi një shkrim që lexova sot ne Telegrafi, me titull “Të fortët që shkelën Kushtetutën”. Do të ishte shumë korrekt sqarimi se unë si Behgjet Pacolli, nuk e kam shkelur Kushtetutën, por të tjerët që inskenuan gjithë atë skenar. Unë isha vetëm viktimë e lojërave, të cilat, për arsyet e sinqeritetit tim politik, nuk i njihja. Porsa doli rezoluta e gjykatës kushtetuese, unë u tërhoqa nga posti i presidentit.

Do të ishte mirë që nëse dikush do të thotë diçka për këtë punë, ta thotë drejt. Po ashtu, nuk është korrekte të thuhet se vetëm për këtë post ndërtova rezidencën. Jo, është shtëpia ime, të cilën fëmijët e mi e duan e kjo është mbi të gjitha.