Behgjet Pacolli takohet me ambasadorët e shteteve mike të Kosovës

E publikuar: 17/01/2018 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, dhe njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme në Strasburg të Francës është takuar me ambasadorët e vendeve mike të Kosovës.

Ai e cilësoi këtë takim si të frytshëm ku konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të këtyre vendeve në rrugën e faktorizimit ndërkombëtar të vendit tonë.

Ky është shkrimi i Pacollit në Facebook :

Takim i frytshëm në Strasbourg me ambasadorët e shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Mbështetje e fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtar të vendit tonë.