Behgjet Pacolli: Jemi me Turqinë

E publikuar: 14/03/2016 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Behgjet Pacolli ka shkruar pë tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Turqi.
Ai shpreh solidaritetin me popullin turk, transmeton Infosot.

“Të rreshtohesh me viktimat e terrorizmit në Turqi, është detyrim njerëzor. Këto viktima nuk kishin asnjë faj, nuk kishin asnjë përgjegjësi politike.
Seicili prej nesh, mund të ishte, apo të bëhet pjesë e këtij shorti çnjerëzor që hidhet nuk dihet se ku.
Seicili prej nesh mund të bëhet pa dashur viktimë e një sulmi terrorist, ndaj atentati i kryer në Ankara na krijon dhimbje të madhe për viktimat dhe familjarët e tyre, na krijon zemërim për ideatorët dhe ekzekutorët e tij.
Nuk është kurrfarë burrnie të sulmosh viktima të pafajshme civile për axhenda politike të paqarta.
Ndaj sot, ne si shqiptarë të Kosovës, jemi me Turqinë, me kombin turk, me familjarët e viktimave”, ka shkruar Pacolli. /Infosot