Behgjet Pacolli hap fabrikën e lëkurës në Gjakovë (FOTO)

E publikuar: 27/11/2015 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh-Presidenti i Kosovës, z. Behgjet Pacolli ka bërë sot përurimin e fabrikës së lëkurës në Gjakovë “Intertex Leather”, me ç’rast është shprehur tejet i shqetësuar me pamundësinë që po i bëhet atij dhe shume investitorëve për të investuar në Kosovë, nga qeveria e Isa Mustafës, transmeton arbresh.info

Ai ka thënë se është turp për këtë qeveri që nuk ka mundësuar që investitorët e huaj të vinë dhe ti rihapin fabrikat në këtë rsast në komunën e Gjakovës.

Pacolli kishte edhe një porosi për kryeministrin Isa Mustafa dhe opozitën, “Unë i qoj të fala kryeministrit Isa Mustafa, jeni në rrugë të keqe, ju nuk jeni qeveri që punoni për të mirën e popullit, ju jeni qeveri retorike si opozita ashtu dhe pozita. Prandaj në këtë situatë hapni rrugë njerëzve që dëshirojnë të punojnë sepse ju keni bllokuar jo vetëm investitorët por edhe qytetarët e Kosovës”, u shpreh Pacolli gjatë fjalimit drejtuar të pranishmëve.

Ai shtoi se nuk mund t’i ndërtoj fabrikat në ajër pa pasur mbështetjen e qeverisë.

“Tre vite kemi punuar me këtë qeveri dhe nuk ka mundësuar hapjen e asnjë perspektive për Gjakovën. Unë nuk mundem t’i ndërtoj fabrikat në ajër. Kemi apliku një herë për një territor për të na dhënë për ndërtimin e një fabrike por është fol që është konflikt interesi dhe e kemi lënë. Ne këtu jemi duke paguar qera sikurse edhe në Mitrovice dhe ku mund të ndërtohet kështu” ka thënë ai.

/Arbresh.info