Bëhet shok me grupin e majmunëve, konsiderohet si rimishërim i një zoti indian (Foto)

E publikuar: 10/03/2018 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samarth Bangari nga Hubli i pjesës jugore të Indisë, po shikohet nga banorët si rimëshërim i një zoti indian, për shkak të afërsisë që ka me një grup majmunësh.

Këta të fundit, që nuk janë aspak miqësor me njerëzit, e duan shumë dyvjeçarin, me të cilin luajnë dhe i marrin ushqim nga dora, transmeton Telegrafi.

Disa pjesëtarë të grupit, i hyjnë në dhomë në gjashtë të mëngjesit dhe e zgjojnë nga gjumi. Pastaj, i qëndrojnë pranë derës së shtëpisë, derisa ai del për të luajtur.

Ata ndajnë një shoqëri aq të mirë, sa që prindërit e lënë vetëm dhe nuk frikësohen se mos e ngacmojnë.

Lidhja që ka me majmunët, ka bërë që banorët ta konsiderojnë si fëmijë të ‘bekuar’. Sipas tyre, vogëlushi mund të jetë rimishërimim i Zotit Hanuman, që personifikohet me fytyrën e majmunit. /Telegrafi/