Bëhet baba për herë të parë Mc Kresha

E publikuar: 08/06/2020 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rep-artisti Mc Kresha së bashku me bashkëshorten tij, Erzina Shehu, kanë qenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ndonëse nuk kanë ndarë imazhe gjatë kësaj kohe, lindja e fëmijës së tyre është bërë e ditur përmes babait të Erzinës.

Babai i saj, Ximi Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar çiftin, teksa ka zbuluar edhe emrin e fëmijës.

“Mirëserdhe në jetë Iza. Jeta jote qoftë e uruar nga Zoti, vetëm me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin”, ka shkruar ai.

Iza mban emrin vajza e reperit të njohur shqiptar, e cila ka lindur ditën e djeshme (e diel).

Kreshnik Fazliu dhe Erzina Shehu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre vitin e kaluar, me një aheng larg medieve.