Bëhen edhe matjet zyrtare, gjithçka gati për meçin mes Hayet dhe Bellewit

E publikuar: 05/05/2018 07:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David Haye këmbëngul se është ‘gati për luftë’ gjersa bëhej matja zyrtare ku peshonte mbi 95 kilogramë.

Kundërshtari Tony Bellew peshonte rreth 92 kilogramë para rimeçit të së shtunës në Arena 02.

Të dy burrat kanë hedhur disa gramë për këtë luftë në krahasim me takimin e tyre të parë, të cilën Bellew e fitoi pas një ndërprerjeje në raundin e 11-të pasi Haye pësoi një dëmtim serioz të thembrës.

Bellew tha se nuk do të ketë shumë efekt pesha kur do të takohen të shtunën në Londër.

“Pesha është vetëm një numër. Me të vërtetë mendoj se nuk do të ndeshem në ring me David Hayen. Dikush të më tregoni se kë e pata përballë?”, tha Bellew për Sky Sports.

Ndërsa dy boksierët paraqiteshin kokë më kokë, ata u fjalosen verbalisht, por që nuk qëruan hesapet.

“Bellew do të ketë nevojë për gaz”, tha Haye. “Unë do ta rrah në raundet e fundit. Kam treguar zemrën time për herë të fundit. E dija se pesha ime do të ishte më e lehtë, ndihem mirë”.

Tony Bellew dhe David Haye (Getty Images)

“Doja vetëm të sigurohesha se jam i shpejtë, i saktë dhe i gatshëm për betejë. Unë kam qenë i disiplinuar, nuk kam ngrënë ushqim, jam këtu në gjendje të mirë”, tha Haye.

Theksojmë se ballafaqimi mes këtyre dy boksierëve pritet të fillojë nesër (e shtune) rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/