Begovic: Mourinho është i duhuri për Unitedin, ai e do suksesin më shumë se kushdo tjetër

E publikuar: 16/09/2018 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Metodat dhe sjelljet e Jose Mourinhos mund të jenë vënë në pikëpyetje në Manchester United këtë sezon, por Asmir Begovic thotë se portugezi thjesht do sukses më shumë se kushdo.

Shefi i Djajve të Kuq ka mbetur i frustruar në fillim të sezonit 2018-19, me një ‘merkato’ të transferimeve që ulur disponimin e tij.

Një fillim i keq në sezonin që solli humbje të mëdha kundër Brightonit dhe Tottenhamit, bëri njerëzit që të flasin shpejt se ditët e tij në Old Trafford mund të numërohen tashmë.

Mourinho, megjithatë, ka marrë fitore kundrejt Burnleyt dhe Watfordit për të rritur pritjet dhe për të rikthyer ekipin e tij në rrugën e duhur.

Begovic dhe Mourinho kanë punuar së bashku te Chelsea

Begovic, i cili ka punuar me Mourinhon në Chelsea, beson se Unitedi ka ende njeriun e duhur në krye, pasi sipas tij portugezi e do fitoren më shumë se kushdo.

“Ai është një menaxher shumë i pasionuar dhe emocional”, ka thënë fillimisht Begovic për Sky Sports.

Jose Mourinho (Getty Images)

“Ai është emocional, ndjen gjithçka. Kur gjërat nuk shkojnë mirë apo drejtë për ekipin atëherë ai e ndjen atë”.

“Ai dëshiron sukses më shumë se kushdo dhe dëshiron që i gjithë ekipi të bëjë shumë mirë”.

“Unë mendoj se në atë aspekt ju ndoshta e keni parë atë në disa nga veprimet dhe gjërat e tij”, përfundoi portieri boshnjak. /Telegrafi/