Befason shokun duke i lënë fshehur topa në hapësira të ndryshme (Video)

E publikuar: 12/11/2018 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Klein nga Shtetet e Bashkuara, ka vendosur që ta befasojë shokun e tij Paul Woods, me topat e vegjël shumëngjyrësh, që i vendosë në hapësira të ndryshme.

Ai i ka vendosur këto lojëra në një kapak të tavanit, dollap, si dhe ia ka mbushur bagazhin e veturës, për të filmuar çdo herë reagimin e tij, kur bie pre e shakasë, transmeton Telegrafi.

“A e ke seriozisht” dëgjohet duke thënë Woods, teksa topat u shpërndanë nga vetura tij, ndërsa ai donte të nisej për në udhëtim.

Këto janë në mesin e lojërave të cilat, shokët që e ndajnë të njëjtin emër, i postuan së fundmi në Instagram, ku numërojnë mbi 2.3 milionë ndjekës. /Telegrafi/