Befason Rita, shfaqet me stil dhe pamje krejt tjetër

E publikuar: 27/10/2018 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila nuk po ndalet së korruri fitore në skenën muzikore, së fundmi ka befasuar fansat e saj. Gjatë koncertit të fundit të mbajtur në Londër, Rita para publikut është shfaqur me pamje krejtësisht tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

E bukur, elegante dhe tërheqëse, këngëtarja kosovare shfaqet çdoherë, derisa gjatë koncertit të fundit, Rita është shfaqur e veshur dhe me stil si të një burri, shkruan rtv21.tv E veshur me xhinse, me flokë të shkurtëra dhe me mjekërr të improvizuar, Rita është dukur krejt ndryshe. E kjo shkaku i afrimit të festës së “Halloween-it”, për të cilën figura të njohura ndryshojnë pamjen për t’u dukur të frikshëm.