Befason Fabregas: Ky është vendimi për të ardhmen

E publikuar: 27/05/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cesc Fabregas do të mbetet në Chelsea edhe për të paktën një edicion
Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas në sezonin që po e lëmë pas, shumicën e kohës ka qëndruar në bankën rezervë, pasi Antonio Conte ka preferuar dyshen N’Golo Kante dhe Nemanja Matic.

Pavarësisht kësaj, sipas AS, Fabregas ka vendosur që të mbetet në Stamford Bridge.

Ai është pajtuar me trajnerin Conte, që të mbetet edhe për një sezon në Chelsea dhe të provoj shanset e tij për të luajtur më shumë.

Ai në sezonin e fundit ka luajtur 29 ndeshje për Chelsean në Premierligë, shumicën është inkuadruar nga banka rezervë, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 12 asistime.

Për spanjollin interesim kanë shprehur skuadrat e mëdha italiane, Milan dhe Juventus. /Express/