Befason ajri në Prishtinë, është shumë i pastër

E publikuar: 31/01/2018 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajri që kishte ngelur në hapësirën mbi Prishtinë duket se po largohet nga territori i kësaj komune për shkak të heqjes së lagështisë dhe nisjes së erërave.
Në matjen e orës 13:00, treguesi në ambasadën amerikane tregon cilësinë e ajrit si të moderuar, jo më shumë se 93

Ndërkohë, kjo orë shënoi dallim të konsiderueshëm me orët e paradites ku shënohej mbi 250 shkalla e ndotjes së ajrit.

Këtë përmirësim të cilësisë së ajrit e kishin paralajmëruar meteorologët, të cilët thanë se që nga mesi dhe fundi i javës do të nis përmirësimi i motit dhe erërat që do të shkaktojnë largimin e ajrit të ndotur.

Sidoqoftë, masa për përmirësim të ajrit sot kanë marrë edhe institucionet të cilët nuk kanë lejuar veturat të futen në qendër të Prishtinës e po ashtu nuk u lejua shitja e thëngjillit./Gazeta Express/