Befasia e kroatëve për Rita Orën do ta bëjë krenar secilin shqiptar

E publikuar: 08/07/2018 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka interpretuar në kuadër të Festivalit muzikor në Poreç, Rise Up dhe të gjithë janë mahnitur me paraqitjen e saj.

Ndërkaq, në publik nuk ka munguar flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Kosovës që tregojnë edhe identitetin e 27-vjeçares.

Ndërsa fansat që besohet të kenë qenë shqiptarë, e kanë bërë edhe shqiponjën me duar.

“Faleminderit për energjinë mahnitëse”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë në Las Vegas.