Befasi në NBA, humbin Spurs, 76ers e Grizzlies

E publikuar: 05/11/2018 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka qenë mbrëmja më e mirë e mundshme për skuadrat favorite në NBA.

San Antonio Spurs ka pësuar humbje befasuese para tifozëve të saj nga Orlando Magic 110:117.

Aaron Gordon ka qenë fantastik për Magic, duke shënuar 26 pikë e duke dominuar nën kosh me tetë kërcime.

Me lojë të mirë tek Orlando u dalluan edhe Augustin me 18 pikë e Fournier me 16 të tjera.

Për Spurs nuk mjaftuan 25 pikët nga De Rozan për ta shmangur humbjen e tretë këtë edicion në NBA.

Humbje të thellë ka pësuar edhe Philadelphia 76ers në udhëtim tek Brooklyn Nets 97:122.

Fundori Dangelo Russell ishte më meritori për këtë fitore të madhe të Nets, pasi kontribuoi me 21 pikë e gjashtë asistime.

Për Brooklyn Nets kjo ishte fitorja e katërt nga 10 ndeshje të zhvilluara, derisa për Philan ishte humbja e pestë në 11 takime.

Befasi ka qenë edhe humbja e Memphis Grizzlies nga Phoenix Suns 100:102.

Në fakt ka qenë Devin Booker që i ka dhuruar fitoren Suns në sekondën e fundit me një gjuajtje vendimtare.

Booker shkëlqeu në këtë sfidë me 25 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Trevor Ariza për ta marrë fitoren e dytë këtë edicion.

Për Grizzlies që nisën mirë sivjet, ishte humbja e tret në tetë ndeshje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets 97-122

San Antonio Spurs – Orlando Magic 110-117

Memphis Grizzlies – Phoenix Suns 100-102

New York Knicks – Washington Wizards 95-108

Minnesotta Timberwolves – Portland Trail Blazers 81-111

Sacramento Kings – Milwaukee Bucks 109-144