Bedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

E publikuar: 23/02/2019 03:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet z. Bedri Istrefi.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve nga Telekomi i Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është z. Bedri Istrefi.

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z. Bedri Istrefi. /PCWorld Albanian