Bedri Hamza nuk i bindet Kryeministrit, anulon vendimin për rritje të pagave

E publikuar: 30/01/2018 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave. Gazeta Express merr vesh se vendimi për rritje të pagave do të shtyhet për një datë të pacaktuar.
“Është marrë vendimi. Pagat e qeveritarëve do të dalin pa rritje. Vendimi për rritjen e tyre do të shqyrtohet dhe njëherë. Vendimi zyrtar për këtë çështje bëhet e ditur nesër”, kanë treguar burime të Express brenda Qeverisë.

Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm.

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj për rritje pagash të të gjithë kabinetit të tij shkaktoi reagime dhe polemika të shumta nga zyrtarët.