Beckenbauer këshillon Gotzen

E publikuar: 07/07/2015 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Franz Beckenbauer, legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, e ka një këshillë për Mario Gotzen.

Mario Gotze duhet të ndryshojë në qoftë se dëshiron të ketë sukses në Bayern Munich. Kështu mendon legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Franz Beckenbauer.

Mesfushori gjerman u transferua nga Dortmund në Bayern, në vitin 2013, por nuk arriti ka arritur të lë gjurmë deri më tani në Allianz Arena.

Menaxheri i Gotzes është ankuar se reprezentuesi gjerman nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme në Bayern.

“Unë nuk e di nëse Marios i mungon mbështetja në Bayern. Ai nuk ka pasur një ekip më të mirë rreth vetës sesa në Bayern. Unë nuk e di se për çfarë lloj të mbështetjes ka nevojë”, ka deklaruar Beckenbauer.

“Lojtari është vetë përgjegjës për shfaqjet e tij. Nëse ai dëshiron të ketë sukses në Bayern duhet të ndryshoj stilin e lojës”, ka theksuar legjenda gjermane. /Express/