Bebe Rexha prinë në top-listën e Billboardit

E publikuar: 05/02/2016 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha që po bën famë në Amerikë, po i prinë top-listës së Bilboardit në kategorinë “Hot Rap Songs”.

Së fundmi Rexha realizoi bashkëpunimin me reperin G-Easy për këngën “Me, Myself & I”, e cila la prapa reperin e famshëm Drake me këngën e tij “Hotline Bling”.

Pozicionimi në pozitën e parë do t’i ndihmojë dyshes që kënga e tyre të transmetohet më shpesh dhe të rriten shitjet e saj.

Deri më 28 janar “Me, Myself & I” është shkarkuar 65 mijë herë.