Bebe Rexha performon në iHeartRadio dhe konfirmon albumin e ri

E publikuar: 10/08/2017 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Bebe Rexha, pas paraqitjes në shoun televiziv The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ka qenë e ftuar edhe nga rrjeti i njohur botëror iHeartRadio ku dha një tjetër performancë live.

Ajo me këtë rast ka bërë të ditur se më 11 gusht pritet të lansojë albumin e saj më të ri “All Your Fault: Pt. 2”.

Bebe Rexha vazhdon kështu me performancat e saj anë e mbanë botës.

Ajo së fundmi lansoi projektin me Louis Tomlinson i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe sidomos në Britani shënoi sukses të jashtëzakonshëm.