Bebe Rexha një patriote e vërtetë! Ja detaji që e vërteton (FOTO)

E publikuar: 31/03/2017 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që këngëtarja e njohur Bebe Rexha e do vendin e saj, kjo nuk ka asnjë dyshim! Ajo poston shpesh foto duke bërë shqiponjën, video duke kënduar shqip, madje para pak ditësh Bebe postoi një video bashkë me familjen e saj teksa këndon këngë popullore shqiptare.

Një postim i fundit i këngëtares së “I Got You” tregon një detaj që nuk e kishim vënë re më parë. Në autobusin e turneut, me të cilin Bebe lëviz në shtete të ndryshme ajo mban flamurin shqiptar.

Këtë e ka treguar në SnapChat teksa shkruan: “My home for the past month/ Shtëpia ime gjatë muajve të kaluar!”. Besojmë se koha kur Bebe të bëjë një këngë për Shqipërinë nuk do të jetë e largët!

Image