Bebe Rexha ngre flamurin shqiptar në New York (VIDEO)

E publikuar: 01/04/2017 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, edhe një herë nuk e ka fshehur dashurinë ndaj vendit të origjinës.

Bukuroshja nga Dibra po vazhdon performancat spektakolare në kuadër të turneut “All Your Fault Tour”.

Ajo së fundmi qëndroi në Brooklyn të New Yorkut ku edhe ka performuar para mijëra fansave.

Megjithatë, para performancës në kubin Warsaw, ajo u përkujdes që të befasojë fansat e saj duke dalë para ndërtesës dhe duke valëvitur flamurin shqiptar.

Ndryshe kjo ishte një nga performancat më të mira të Bebe Rexhës në kohët e fundit.

Ajo vazhdon nga 1 maji edhe turneun në Evropë.