Bebe Rexha ironizon me operacionet plastike të kolegeve të saj

E publikuar: 25/09/2018 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka ironizuar mjaft shumë me koleget e saj që kanë operacione plastike.
Së fundmi, Rexha ka ndarë një video në Instagram e cila tregon realitetin për artistet me ndërhyrje kirurgjike, shkruan lajmi net.

“Kur shkon shumë larg me ndërhyrjet e buzëve”, ka shkruar ajo e cila shfaqet shumë qesharake me mënyrën si i bën buzët.

Siç është deklaruar artistja shqiptare nuk ka bërë ende asnjë operacion plastik, e që ndihet mjaft mirë me veten.

Përkundër kësaj, Rexha po vazhdon të sjell këngë dhe bashkëpunime të shumta e cila po renditet në top-listat më të famshme në botë.